Edhe Bologna në garë për Albion Rrahmanin

Edhe Bologna në garë për Albion Rrahmanin

Klubi i njohur italian, Bologna, është skuadra e radhës që është e interesuar për sulmuesin kosovar të Rapidit të Bukureshtit, Albion Rrahmanin.

Reprezentuesi i Kosovës, ka bërë një sezon të madh me Rapidin, duke shënuar 19 gola këtë sezon të garave dhe ka bërë pesë asistime.

Sipas medieve italiane, Bologna është vënë në ndjekje të Rrahmanit.

Joshua Zirkzee thuhet se gjatë kësaj verë, do të largohet nga Bologna dhe tashmë krerët e kësaj skuadre janë hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e Zirkzee.

Në mesin e disa lojtarëve që janë në listën e Bologna është edhe ylli i Dardanëve.

Bologna tashmë e ka siguruar një vend në zonën e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Rrahmani prej kohësh është duke u kërkuar edhe nga Benfica, Aston Villa dhe Werder Bremen.

Share This