Pas ndeshjes së fundit si trajner i Milanit, flet Pioli: Do vazhdoni të keni zemrën time
Pas mbrëmjes së tij të fundit si trajner i Milanit, trajneri Stefano Pioli foli për media i emocionuar.
Piol tha se do t’i mungojë ekipi dhe tifozët, duke shtuar se ndihet i sfilitur dhe emocional.
“Mbrëmja nisi shumë herët, sepse kemi dy-tre ditë që e presim këtë moment me përshëndetje, përqafime dhe mirënjohje të madhe ndaj Milanit. Sidomos ndaj lojtarëve dhe tifozëve që ishin fantastikë, edhe në momente të vështira ajo që kam përjetuar këtu do të mbetet në zemrën time, ishte pak e çuditshme ta përjetoja ndeshjen e fundit, jam pak i sfilitur dhe emocional”, tha Pioli, raporton KlanKosova.
Ai tutje shtoi se është krenar që ka punuar me këtë ekip.
“Krenaria shkon përtej rezultateve, për gjithçka që kam kaluar me këtë ekip dhe të gjithë njerëzit që më ndihmuan. Shpresoj të jem në gjendje të rijetoj ndjesitë që kam përjetuar këtu në të ardhmen, por nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë ndër të tjera Pioli.