Chelsea pa trajner, mes emrave të shumtë del edhe i shumëkërkuari De Zerbi
Chelsea dhe Pochettino ndanë zyrtarisht rrugët, por tani në Londër po punojnë për të gjetur pasuesin e tij.
Chelsea është një bankinë e rëndësishme, duke bërë që në media të qarkullojnë emra të ndryshëm.
Tani është bërë në modë, çdo skuadër që kërkon një trajner të ri, për më tepër në Angli, është e pashmangshme që të mos lakohet edhe emri i De Zerbi-t.
Sipas Sky Sports News, De Zerbi është një pistë konkrete, për më tepër është edhe i lirë pasi u largua nga Brighton.
Në këtë garë, De Zerbi duhet të mposhtë konkurrencën e Thomas Frank, Enzo Maresca-s dhe Kieran McKenna. /balkanweb/