Atalanta nuk toleron, nuk ka Champions për Romën, Napoli jashtë Evropës

Atalanta nuk toleron, nuk ka Champions për Romën, Napoli jashtë Evropës

Në javën e 38-të dhe të fundit të Serisë A, Atalanta mposht Torinon 3-0 në shtëpi. Scamacca hapi rezultatin në minutën e 26-të me një eurogol, më pas me goditjen e Lookman në minutën e 43-të dhe Pasalic me penallti (71′). Gasperini, në rast fitoreje në ndeshjen që duhet rikuperuar ndaj Fiorentinës, do ta përfundonte kampionatin në vendin e tretë.

Fitorja e Atalantës “dënon” Romën, e përjashtuar nga një pjesëmarrje e mundshme në Champions League. Juriç largohet nga Torino me vendin e dhjetë në kampionat, me 53 pikë së bashku me Napolin në vendin e nëntë.

Calzona përshëndet Napolin pa shkëlqim, vetëm 0-0 në Maradona kundër Lecce (pavarësisht dy goditjeve të shtyllës).

Napoli me një barazim të vakët, përfundon me 53 pikë dhe në vendin e nëntë. Lecce e Gottit përfundon me 38 pikë. /rtsh/

Share This