Presidenti i Ballkanit paralajmëron përforcime të forta për Evropë
Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi paralajmëron përforcime të forta pë Evropë dhe e do titullin e katërt rresht në sezonin e ri:
“Të them të drejtën nuk e kam menduar se do t’i fitojmë tre tituj rresht. Kemi pasur grup të mirë të lojtarëve dhe trajneri ka bërë punë të jashtëzakonshme”.
“Tash shpejtë nisin garat evropiane dhe do të përgatitemi. Ka ekipe të forta por do të luftojmë për titullin e katërt me radhë. Dy-tri ditë kemi festë, disa lojtarëve u skadojnë kontratat. Do të kemi shumë përforcime të mira sepse na duhen për Evropë”.