“Nuk ka tjetër si unë”, tifozët turq të çmendur pas Manajt
Rey Manaj është idhulli i tifozëve turq të Sivaspor.
Nga ndeshja në ndeshje ai ka treguar një performancë të jashtëzakonshme.
Manaj aktualisht është golashënuesi i tretë të Superligën turke, pas Ikardit dhe Dzekos, pasi ka realizuar 18 herë.
Dashurinë dhe mirënjohjen ndaj tij tifozët e Sivaspor po e tregojnë në çdo sfidë, ku banderolat dedikuar Manajt janë të shumta.
E fundit ishte ajo ku shkruhej: “Nuk ka tjetër si unë”.
Në sfiden e fundit Manaj ka marrë notën më të lartë në fitoren e Sivaspor në transfertë ku ka dhënë një asist, ndërsa i është anuluar një gol për pozicion jashtë loje.
Me këtë performancë fantastike të Manajt dhimbjet e kokës për Silvinjon sa vijnë dhe shtohen, pasi do të jetë e vështirë për të vendoaur mes tij, Brojës, Dakut, Cikalleshit, Hoxhës dhe Muçit se kush do të jetë titullar në Euro 2024./vizionplus