Ballkani zyrtarisht feston titullin, ky është mesazhi i presidentit Ademi

Ballkani zyrtarisht feston titullin, ky është mesazhi i presidentit Ademi

FC Ballkani ka fituar titullin e kampionit në Albi Mall Superligë.

“Sot pas ndeshjes FC Ballkani vs FC Prishtina (2:1) u organizua ceremonia e ndarjes së trofeut të kampionit të AlbiMall Superligës, ku presidenti Agim Ademi dhe Albi Humolli nga Albi Mall ndanë trofeun për kapitenin Edvin Kuç”.

“Për portokallezinjtë ky është titulli i tretë radhazi, teksa sivjet e mbyllin edicionin me kurorën e dyfishtë”, ka shkruar FFK-janë Facebook.

“Urime FC Ballkani titulli i tretë radhazi në Albi Mall Superligë! Përmbyllja e edicionit me titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës dëshmon potencialin tuaj si klub,  përvojën por edhe talentin e jashtëzakonshëm në skuadër. Pas një edicioni mjaft interesant dhe me garë të ngjeshur për titullin e kampionit, ju ia dolët që në hapat e fundit të kampionatit të jeni më këmbëngulës dhe në fund me meritë t’i gëzoheni titullit të tretë radhazi në elitën e futbollit të Kosovës”, ka shkruar presidenti Ademi në Facebook.

“Ju përgëzoj juve si drejtues të klubit, trajnerët, stafin, futbollistët dhe të gjithë qytetarët për një vit tejet të suksesshëm dhe uroj që edhe sivjet të na përfaqësoni denjësisht në garat evropiane dhe të arrini suksese edhe më të mëdha se sa në dy edicionet e kaluara kur arritët të përfshiheni në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Urime FC Ballkani, ju priftë e mbara”, ka shkruar presidenti i FFK-së.

Share This