Presidenti Ademi uron FC KEK-un për titullin e kampionit në Ligën e Dytë

Presidenti Ademi uron FC KEK-un për titullin e kampionit në Ligën e Dytë

“Titulli i kampionit është një sukses i merituar për klubin tuaj, pas një edicioni me formë shumë të mirë dhe me garë interesante dhe të paqartë deri në javën e fundit”, ka shkruar në Facebook presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Ai ka thënë se me organizimin e mirë dhe përkushtimin e gjithsecilit në klubi i KEK-ut ia arriti të realizojë objektivin për titullin kampion në këtë rang të garave dhe inkuadrimin në Ligën e Parë.

“Përgëzoj drejtuesit e klubit, stafin, futbollistët, tifozët dhe të gjithë qytetarët e Obiliqit për këtë arritje. Uroj që në edicionin e ardhshëm të keni paraqitje të suksesshme dhe të kontribuoni në rritjen e mëtejme të nivelit të Ligës së Parë dhe në përgjithësi të futbollit kosovar. Urime FC KEK-u! Mirë se u riktheve në Ligën e Parë!”, ka shkruar presidenti Ademi.

Share This