Gjilani shmang rënien, Feronikeli në barazh

Gjilani shmang rënien, Feronikeli në barazh

Feronikeli do të luajë në barazh për të vendosur nëse do të mbetet në Superligën e Kosovës apo do të bie në Ligën e Parë. Kjo situatë erdhi pavarësisht fitores ndaj Fushë Kosovës të shtunën, e cila nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar mbijetesën.

Skuadra nga Drenasi, e drejtuar nga Shefki Kuqi, ndodhet në këtë situatë të vështirë pasi Gjilani arriti të fitojë në Kline. Fitorja e Gjilanit siguroi që skuadra e trajnerit Gentjan Mezani të shmangë rrezikun e rënies, duke lënë Feronikelin në rrezik për të rënë nga Superliga.

Sezoni 2023/24 në Albi Mall Superligën e Kosovës është mbyllur sot, me rezultate që kanë formësuar situatën përfundimtare në tabelë. Drita ka barazuar me Malishevën, Llapi ka mposhtur Lirinë dhe Ballkani ka arritur të fitojë kundër Prishtinës.

Feronikeli ka shënuar një fitore të thellë 3-0 ndaj Fushë Kosovës me golat e Rapuca (10′), Ademi (85′), dhe Zogu (89′).

Në Klinë, Gjilani mposhti Dukagjinin 4-2. Morina shënoi për Gjilanin në minutën e katërmbëdhjetë, por një autogol i Jarovic vetëm dy minuta më vonë barazoi rezultatin. Dukagjini mori epërsinë me golin e Meziut (24′), por Gjilani u rikthye fuqishëm. Acka barazoi në minutën e dyzetë e gjashtë, ndërsa Jarovic korrigjoi gabimin e tij me një gol në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë. Gjilani vulosi fitoren me një gol të vonshëm në minutën e tetë të kohës shtesë.

Ndeshja mes Dritës dhe Malishevës përfundoi në barazim 1-1. Malisheva shënoi e para me Hazrollaj (14′), ndërsa Drita barazoi me Krasniqin në minutën e pesëdhjetë e tretë. Në ndeshjen mes Prishtinës dhe Ballkanit, Prishtina e pa veten në avantazh me golin e Hysenit (14′), por Ballkani përmbysi rezultatin me golat e Kuc (46′) dhe Thaqi (78′) për të fituar 2-1.

Llapi shkatërroi Lirinë me një fitore të thellë 5-1. Golat për Llapin u shënuan nga Januzi (63′), Cissokho (66′) dhe Hyseni (83′, 90+3′), ndërsa golin e vetëm për Lirinë e realizoi Berisha në minutën e pesëdhjetë e dytë. /rtk/

Share This