Manchester United ka vendosur të shkarkojë trajnerin Erik ten Hag
Mediat angleze shkruajnë se Manchester United do të shkarkojë trajnerin Erik ten Hag, pavarësisht rezultatit të finales së Kupës FA. United do të përballet me rivalët e Manchester City të shtunën, por do të ndajë rrugët me holandezin edhe nëse “djajtë e kuq” triumfojnë në Wembley
Thuhet se Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino, Kieran McKenna, Thomas Frank dhe Graham Potter përbëjnë një listë të zëvendësuesve të mundshëm.
Vendimi për të hequr dorë nga Ten Hag, i cili iu bashkua United dy vjet më parë, do të ishte më i madhi i marrë nga bashkëpronarët Sir Jim Ratcliffe dhe INEOS që nga marrja e kontrollit të operacioneve të futbollit në dhjetor.