11 trofe në 107’, City rinovon me “liderin” e Guardiolës

11 trofe në 107’, City rinovon me “liderin” e Guardiolës

Skot Karson do të thellojë rekordet e vendosura deri më tani pasi sot ka zgjatur kontratën me klubin e Mançester Sitit.

Portieri i tretë i klubit të sheikut të Abu Dabit ka vendosur që të rinovojë me një vit kontratën. Emri i Karson ka përfunduar shpesh herë në faqet e para të gazetave për shkak të raportit që kanë minutat e tij në fushë me trofetë e fituar.

Ai është aktivizuar shumë pak nga Guardiola, vetëm 107 minuta, ndërsa në palmaresin e tij numëron plot 11 trofe.

38-vjeçari iu bashkua Sitit në 2019 dhe deri më tani ka pranuar rolin e tij si zgjedhje e tretë, pas Ederson dhe Ortegës.

“Njerëzit nuk e shikojnë, por Karson është një lider i vërtetë”, ka thënë Josep Guardiola pak kohë më parë i pyetur për Karsonin.

Share This