“Transferimi te Bayern? U inspirova nga Beckham”, Kane: Admiroja Lewandowskin
Për herë të parë në karrierën e tij, Harry Kane është duke provuar një eksperiencë jashtë Anglisë teksa këtë verë u transferua nga Tottenham tek Bayern Munich.
Në një intervistë për Bild, 30-vjeçari shpjegoi edhe arsyet e kësaj lëvizje ndërsa theksoi se shpreson që nëpërmjet transferimit të tij, t’i hapë rrugën edhe të tjerë lojtarëve britanikë për të luajtur me Bayern Munich, ashtu siç bëri David Beckham kur la Manchester United për Real Madrid.
“Ndonjëherë mendoj se transferimi im në Gjermani mund të inspirojë të tjerë futbollistë britanik për të luajtur në Bundesliga. Mbaj mend kur Beckham u largua nga Anglia për të luajtur me Real Madrid dhe unë si fëmijë isha i mahnitur.
E marr Beckham si shembull sepse kam dashur gjithnjë të provojë një ligë tjetër, një futboll ndryshe. Deri më tani eksperienca te Bayern po shkon për mrekulli, si brenda ashtu dhe jashtë fushës. Kur isha një futbollist më i ri admirojë Robert Lewandowskin, regjistroi rekorde të pabesueshme.
Dua të arrij në nivelin e tij, pse jo edhe më mirë. E ndjeja se kishte ardhur ora për hapin e radhës në karrierë. E doja shumë këtë eksperiencë, kisha nevojën që të luftoja për trofe dhe për Champions League. Të luash me Bayern Munich është një sfidë e madhe, për mua është klubi perfekt. Ky klub është si një familje dhe këtu të gjithë njihen me njëri-tjetrin. Lidhja me tifozët është e jashtëzakonshme, por gjithashtu ka edhe shumë presion”, u shpreh Kane. /SS/