Zyrtare, Milani shkarkon Piolin
“Milani falenderon Stefano Piolin dhe stafin e tij për punën e bërë në pesë vitet e fundit. Titulli kampion i fituar gjatë punës së tyre do të mbetet përgjithmonë në histori”.
Kjo ishte pjesë e komunikatës nëpërmjet së cilës Milani ka shkarkuar nga posti i trajnerit, Stefano Piolin.
Të shtunën Pioli do të jetë për herë të fundit në stolin e Milanit në ndeshjen përballë Salernitanës.
Ndërsa në Australi në miqësoren e programuar mes Milanit dhe Romës, në pankinën kuqezi do të ulet Daniele Bonera. /rtsh