LAJMI I FUNDIT: Mbappe blen shtëpi 15 milionë stërlina në Madrid
Sipas gazetës së njohur spanjolle “La Razon”, Kylain Mbappe është bërë pronar i një vile të madhe në Madrid, e cila i ka kushtuar yllit francez plot 15 milionë stërlina.
Sipas të përditshmes Mbape do të qëndrojë në njërën prej zonave më të mira të Madridit siç është La Moraleja.
Po në këtë zonë kanë jetuar edhe Devid Beckham dhe Sergio Ramos ndërsa pronë ka ende edhe Riçard Gir. /rtsh