Rashica me Besiktasin fiton Kupën e Turqisë
Skuadra e Besiktasit, ku luan reprezentuesi kosovar Milot Rashica, ka arritur të fitojë Kupën e Turqisë.
Kjo pas një ndeshjeje dramatike në finale përballë Trabzonsporit, e cila është mbyllur me rezultat 3-2.
Trabzonspor ka kaluar i pari në avantazh në minutën e 13-të, falë një goli nga Onuachu.
Megjithatë, barazimi erdhi në fundin e pjesës së parë, kur Enis Bardhi ka shkaktoi një penallti që është konvertuar në gol nga Ghezzal.
Në pjesën e dytë, Besiktas ka kaluar në avantazh në minutën e 54-të me golin e Ucan. Trabzonspor nuk është dorëzuar dhe e ka rikthyer barazpeshën në minutën e 89-të me golin e Pepe.
Kur është menduar se ndeshja po shkonte drejt shtesës, Al-Musrati i Besiktas ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca në minutën 90’+4, duke i dhuruar skuadrës së tij fitoren dhe trofeun.
Milot Rashica është aktivizuar gjatë ndeshjes në minutën e 64-të, duke zëvendësuar Ghezzal.
Pjesë e Besiktas është edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi.