Liverpooli në ankth, Salah dëshiron të luaj për Al-Ittihad, e njofton klubin për këtë vendim
Mohamed Salah duket se është joshur nga oferta që ka marrë nga Arabia Saudite.
Sipas gazetarit Rudy Galetti, sulmuesi ka informuar Liverpoolin se do të dëshironte t’i bashkohej Al-Ittihad, për të filluar një përvojë të re në Lindjen e Mesme.
Orët në vazhdim pritet të jenë vendimtare rreth të ardhmes së Salah. E hëna thuhet se është afati i fundit.
Vendimi përfundimtar do të varet nga Liverpooli dhe trajneri, Jurgen Klopp.
Siç është raportuar më herët, Al-Ittihad ka bërë ofertë të madhe, që besohet se është mbi 100 milionë euro, për transferimin e egjiptianit.
Ndryshe, 31-vjeçari me “Të Kuqtë” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.