Presidenti Ademi pret ish-futbollistin e gjeneratës së artë të Prishtinës
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka pritur në takim ish-futbollistin e gjeneratës së artë të FC Prishtina, Xhevdet Muriqi.
Në njoftimin për media nga FFK është bërë e ditur se është biseduar për futbollin kosovar gjatë viteve.
“Në këtë takim të përzemërt u diskutua për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e futbollit kosovar. Gjatë takimit, presidenti Ademi shprehu mirënjohjen e tij ndaj kontributit të ndritur të Xhevdet Muriqit në fushën e futbollit dhe për rolin e tij në zhvillimin e këtij sporti në Kosovë”, thuhet tutje.
Ndërsa, ish futbollisti i FC Prishtinës, Xhevdet Muriqi ka treguar se është interesuar për gjeneratat në futboll.
“Xhevdet Muriqi, nga ana e tij, falënderoi presidentin Ademi për pritjen dhe për interesimin e tij të vazhdueshëm për gjeneratat e kaluara të futbollit. Ai po ashtu përgëzoi kreun e FFK-së për punën e mirë në përparimin e futbollit në vend në të gjitha aspektet”, thuhet në njoftim.