Dubois “shpërthen” pas humbjes ndaj Usyk: Ma vodhën fitoren
Daniel Dubois ka thënë se ndihej sikur fitorja i është vjedhur pasi sfida e tij për titullin botëror në peshën e rëndë përfundoi me humbje prej ukrainasit Oleksandr Usyk në një natë dramatike para 40,000 tifozëve të zhurmshëm në Poloni.
Britaniku gjunjëzoi kampionin në raundin e pestë të diskutueshëm, por në një goditje që u cilësua si e ulët.
Me Usykun që përkulej nga dhimbja në ring, arbitri vendosi që gjuajtja, e cila u duk se u ul në vijën e brezit, një goditje e ulët.
Ukrainasi 36 vjeçar rifitoi kontrollin dhe e rrëzoi 25-vjeçarin me një sërë goditjesh në raundin e tetë në Tarczynski Arena, Wroclaw, përpara se gjyqtari të ndalonte ndeshjen pas një tjetër nokdaun në raundin e nëntë.
“Unë nuk mendoja se ishte një goditje e ulët, mendova se u përkul”, deklaroi Dubois pas përleshjes.
“Ma vodhën fitoren, por do të rikthehem përsëri”, ka shtuar më tej britaniku.