Mancini: Nuk mund ta shoh Romën vetëm më një pikë
Mbrojtësi i AS Romës, Gianluca Mancini është shprehur i zhgënjyer me disfatën nga Verona.
‘Romakët’ u mundën dje nga Verona (2-1), në kuadër të Serie A. Mancini tha se skuadra e tij, ‘luftojë’ shumë, por që nuk ia doli të marrë pikë.
Ai thotë se nuk mund ta sheh Romën me vetëm një pikë.
“Është një fillim i vështirë. Ne luftuam, por nuk morëm pikë. Do të jetë një sezon i vështirë, por ne duhet të bëjmë mirë në çdo ndeshje”, ka thënë Mancini.
“Nuk mund ta shoh Romën vetëm më një pikë”, ka përfunduar mbrojtësi italian.
Skuadra e Jose Mourinhos pas dy ndeshjeve të këtij sezoni, ka vetme një pikë dhe renditet e 13-ta.