Kreu i Bologna-s: Do të bëjmë gjithçka që ta mbajmë Mottan
Presidenti i Bolognas, Joey Saputo, ka thënë se do të bëjë gjithçka që të mbajë në krye të bankinës Thiago Mottan.
Motta po kërkohet me ngul nga Juventusi, derisa interesim për të ka shprehur prej kohësh edhe AC Milan.
Bologna ka bërë një supersezon në krye të Mottan.
“Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të mbajtur Thiago Motta-n në klub”, ka thënë për ‘DAZN’ kreu i Bologna-s.
Ndryshe, mediet italiane raportojnë se brenda pak ditësh Motta do të zyrtarizohet të Juventusi për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin, i cili pak ditë më parë u shkarkua nga ‘Zonja e Vjetër’.