Një tjetër Mbappe braktis PSG-në, bëhet shok skuadre me Zhegrovën
Pas Kylian edhe Ethan Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë.
17-vjeçari gjeti pak hapësirë për veten e tij në ekipin e parë në PSG-së, duke grumbulluar tre paraqitje në Ligue 1 dhe dy në Kupën e Francës dhe gjithashtu duke shijuar në disa momente ndarjen e fushës edhe me vëllain e tij të madh.
Megjithatë, tani, Ethan Mbappe ka vendosur t’i japë fund përvojës së tij te PSG-ja dhe është gati të nënshkruajë me skuadrën ku luan sulmuesi i përfaqësues së Kosovës Edon Zhegrova, me Lille.
Klubi nga veriu i Francës bëri gjithçka për të joshur Ethan-in dhe ia doli.
Mesfushori, Mbappe ka treguar shumë personalitet, gjë që e shtyu Lille-n të veprojë shpejt dhe të përfitojë nga përfundimi i kontratës me PSG-në. /Supersport/