“Xhaka protagonist kryesor, Leverkusen i ka shtuar bukurinë futbollit”
Granit Xhaka ndihmoi jashtëzakonisht shumë Leverkusen në Gjermani, për fitimin e titullit kampion.
Mesfushori me origjinë shqiptare është preferuar nga trajneri Xabi Alonso në mbi 30 ndeshje në kampionat, me futbollistin që besimin e dhënë ia ka shpërblyer më së miri.
Trajneri i njohur, Ismet Munishi në një intervistë në Kosovë ka vlerësuar në maksimum Xhakën.
“Ka qenë protagonist kryesor në suksesin e Leverkusen. Ka patur një trajner fantastik, kanë bërë sezon të madh. Ne e dijmë forcën e Bayern, por kjo është bukuria e futbollit”, tha Munishi për T7.