Evropiani më pak se një muaj afër, Daku: S’kam marrë ftesë nga Sylvinho

Evropiani më pak se një muaj afër, Daku: S’kam marrë ftesë nga Sylvinho

Sulmuesi gjilanas Mirlind Daku thotë se ende s’ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i Shqipërisë Sylvinho për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Daku është duke shkëlqyer në kampionatin rus, ku së fundmi shënoi në humbjen 3:1 ndaj Spartakut të Moskës.

Pavarësisht që ka shënuar nëntë gola në kampionat, Daku ka njoftuar për mediat ruse se ende nuk është ftuar nga tekniku brazilian.

“Kemi edhe një ndeshje dhe do të provoj të ndryshoj statistikat e mia. Këtu po ndihem si në shtëpi”.

“Jo, ende nuk kam marrë ftesë nga Shqipëria për Kampionatin Evropian. Jam duke e pritur dhe vetëm pas kësaj do të mund të flasim për të ardhmen time”, deklaroi ai për “Sovsport.ru”.

Ndërkohë, ky sezon mund të jetë i fundit për Dakun te Rubin Kazani ngase pëlqehet nga disa klube evropiane.

Prioriteti për qendërsulmuesin thuhet se është kalimin në një nga top pesë ligat evropiane, por konkretisht nuk është përmendur ndonjë skuadër.

Përndryshe, sa i përket Shqipërisë – Sylvinho pritet ta bëjë publike listën e lojtarëve të ftuar më 27 maj. /nacionale/

Share This