Leverkusen dominon edhe çmimet individuale
Bayer Leverkusen pati një sezon fantastik dhe për herë të parë në historinë e klubit u shpall kampion i Gjermanisë (siguroi titullin shumë javë përpara përfundimit të kampionatit).
Një dominim i vërtetë për djemtë e Xabi Alonso, në krye të renditjes për muaj e muaj dhe gjithashtu duke dhuruar spektakël, falë lojës së mirë që bënë.
Një sezon historik në të cilin “aspirinat” fituan çmime, edhe nga pikëpamja individuale.
Në fakt, gjatë ditës së sotme, Bundesliga njoftoi se Florian Wirtz u votua si“Lojtari më i mirë” i kampionatit (duke pasuar Haaland, Nkunku dhe Bellingham), ndërsa Victor Boniface fitoi çmimin “Lojtari i ri më i mirë” i vitit. /rtsh/