Sasuolo në Serie B, Kumbulla kritikohet nga mediet italiane
Karriera e Marash Kumbullës është në një moment delikat.
Mbrojtësi u aktivizua muajt e fundit me Sasuolon pasi në Romë nuk kishte vendin e titullarit të garantuar.
Eksperienca me ekipin nga Emilia-Romanja ishte një katastrofë e vërtetë pasi ditën e djeshme skuadra në fjalë, pas plot 11 sezonesh në Serinë A, nuk arriti që të mbijetonte.
Humbja e pësuar me Cagilarin i është “faturuar” edhe Kumbullës, i cili u aktivizua në minutën e 19-të pas lëndimit të Erliç.
Shqiptari u kthye në protagonist negativ të ndeshjes me ndërhyrjen që bëri në dëm të Lapadulës duke i dhënë mundësi ekipit ishullor që të mbyllte ndeshjen me shifrat 2-0.
Për mbrojtësin momenti nuk është aspak pozitiv pasi Euro 2024 po afron dhe do të ketë shumë pak kohë në dispozicion për t’i treguar Sylvinhos se sa vlen.