De Ketelaere: Milani gjithnjë ka qenë ëndrra ime
Sulmuesi belg Charles De Ketelaere, ka thënë se është shumë i kënaqur me formën që po bën me Atalanta këtë sezon të garave.
Belgu ishte transferuar tek Atalanta nga AC Milan. Ai thotë se i vjen keq që nuk e ka bërë këtë që po e bën në Bergamo.
“Më vjen keq që nuk kam bërë në Milan atë që po bëj këtu në Atalanta”, ka thënë De Ketelaere.
Ai e pranon se Milani gjithnjë ka qenë ëndërr e tij.
“Gjithmonë kam pasur ëndrrën të luaj për Milanin, por gjithmonë pres me padurim. Këtu në Atalanta jam rritur shumë”, ka pohuar De Ketelaere.