Barazon Lille, asiston Zhegrova
Lille nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim kundër Nice.
Lille dhe Nice luajtën baras 2-2, të dielën në javën e fundit të këtij sezoni në elitën e futbollit francez.
Lille më këtë barazim humbi mundësinë që të sigurojë vendin e tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve, por këtë duhet kërkuar përmes ndeshjeve kualifikuese.
Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova, bëri paraqitje mjaft të mirë, madje, falë asistimit të tij erdhi edhe goli i epërsisë për Lillen të cilën e Andre (73’), por që në finish të kësaj sfidë, skuadra mike ia doli të barazoj shifrat në 2-2, rezultat më të cilën edhe u mbyll kjo ndeshje.
Pas këtij barazimi, Lille zë vendin e katërt me 55 pikë, katër më shumë së Nice që renditet e pesta.