Koreografia e Interit është një spektakël
Koreografia e vënë në skenë nga tifozët e Interit para fillimit të ndeshjes kundër Lazios do t’ju lërë pa fjalë.
Në ndeshjen e fundit në shtëpi të vitit të titullit të njëzetë, i gjithë stadiumi 360° ishte protagonist me trengjyrësh, numrin 20, dy yjet dhe shkrimi “Kampionë të Italisë”, që përfshinte çdo sektor të stadiumit, raporton rtsh.
Këtë sezon kishte 1,728,562 shikues gjithsej në të gjithë kampionatin (1,383,926), Champions League (281,117) dhe Kupën e Italisë (63,519) për një mesatare sezonale prej 72,023 (72,838 në Serie A me më shumë se 70,000 shikues në çdo ndeshje).