Sorloth i shënon katër gola Realit, s’gabon Barça, kjo është tabela
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së parafundit të këtij sezoni në La Ligë.
Real Madridi që tashmë ka festuar titullin e kampionit, nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim në udhëtim te Villareali, sfidë kjo që u mbyll baras 4-4, të dielën mbrëma.
Guler (14’, 45’), Joselu (30’) dhe Lucas (40’), shënuan për madrilenët, kurse, për Villarealin njeriu i ndeshje ishte Sorloth (39’, 48’, 52’, 56’), që realizoi katër gola.
Real kryeson tabelën me 94 pikë, kurse, Villereal ndodhet në pozitën e tetë me 52 sosh, raporton RTKLive.
Fitore ka shënuar edhe Barcelona e cila mundi Rayo Vallecanon, me rezultat 3-0. Lewandowski (3’), dhe Pedri (72’, 75’), shënuan për fitoren e katalonasve të cilat tashmë e kanë blinduar pozitën e dytë me 82 pikë, katër me shumë së Girona që renditet e treta.
Në pozitën e katërt ndodhet Atletico Madrid që sot u mposht para tifozëve të tyre nga Osasuna, me rezultat 1-4.