Dëmtimi i De Bruyne, Manchester City gjen zëvendësuesin e belgut te Wolves, ofron 55 milionë euro

Dëmtimi i De Bruyne, Manchester City gjen zëvendësuesin e belgut te Wolves, ofron 55 milionë euro

Manchester City duhet të bëjë pa Kevin De Bruyne, i cili do duhet të qëndrojë jashtë fushës së blertë për tre ose katër muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Ndaj sipas raportimeve të medieve britanike klubi është duke punuar për të gjetur një zëvendësues të belgurt dhe profili ideal për këtë detyrë duket se është ai i Matheus Nunes.

City i ka bërë një ofertë prej 55 milionë euro klubit të Wolverhampton, i cili raportohet se është përgjigjur negativisht.

“Ujqërit” e morën mesfushorin portugez verën e kaluar nga Sportingu i Lisbonës, duke e paguar 45 milionë euro (blerja më e shtrenjtë në historinë e Wolves).

Megjithatë, në rast se City do të ngrejë ofertën, qëndrimi i Wolverhampton mund të ndryshojë duke pasur parasysh vështirësitë ekonomike që ata kanë në këtë periudhë. /SS/

Share This