Gasperini e di forcën e Leverkusenit, beson në fitoren e Atalantës
Trajneri i Atalantës, Gian Piro Gasperini e pranon se përballja me Bayer Leverkusenin, do të jetë një ndeshje e vështirë, por ai beson se skuadra e tij, mund t’a ndal kampionin e ri të Gjermanisë.
Atalanta dhe Leverkusen mesjavën që vjen do të ndeshen në finalen e madhe të Ligës së Evropës.
“Leverkusen është një skuadër që shtyp këdo që i del përpara. Fituan titullin dhe kanë 50 ndeshje pa humbje, ndaj ligji i numrave duhet respektuar”, ka thënë strategu italian, raporton RTKLive.
“Megjithatë ne jemi të vetëdijshëm për forcën tonë dhe e dimë që mund t’ia dalim. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të provojmë të fitojmë, për ta sjellë trofeun në Itali”, ka theksuar Gapserini.