Mbappe shkëlqen me dygolësh, PSG merr fitoren e parë në kampionat
PSG merr fitoren e parë në Ligue 1, pasi dy barazimeve të shënuar në start ndaj Lorent dhe Toulouse.
Kampionët në fuqi të Francës iu imponuan 3-1 Lensit, me dygolëshin e Kylian Mbappesë dhe finalizimin e Asensios, që zhbllokoi ndeshjen.
Goli i Guilavogui në minutën e pestë shtesë i vlejti vetëm për statistikë Lensit.
Parisi e realizoi golin e parë pak para se të jepej koha shtesë e fraksionit hapës, ndërsa me fillim e pjesës së dytë do të dilte në skenë Mbappe, që shënoi pas pasimit të marrë nga Lucas Hernandez.
Golin e sigurisë Mbappe e shënoi golin e 3-0 sapo nisi koha shtesë, duke e mbyllur praktikisht ndeshjen.