Ronaldo dhe Joshua mbërrijnë në “Kingdon Arena” për meçin Fury-Usyk
Sonte na pret super meçi mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk.
Ky duel do të zhvillohet në “Kingdom Arena” të Arabisë Saudite me fituesin që do të jetë një kampion i padiskutueshëm i të gjitha kategorive.
Fury është kampion i peshave të rënda në WBC, (34-0-1, 24 KO), kurse Usyk (21-0, 14 KO), mban titujt e peshave të rënda WBA, IBF, WBO dhe IBO.
E të pranishëm në “Kingdon Arena” janë edhe Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua, raporton Express.
Usyk dhe Fury do të fillojnë ecjen e tyre në ring për ngjarjen kryesore në orën 00:00 pas mesnate mes së shtunës dhe së dielës.
Lufta do të fillojë menjëherë pas kësaj.