Milani shkund Torinon e Vojvodës
Milani është treguar skuadër shumë e fortë në duel me Torinon.
“Rossonerët” e kanë mposhtur bindshëm Torinon prej 4-1, të shtunën në ‘San Siro’ ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Serie A.
Të besuarit e Stefano Piolit gjatë terë kësaj sfidë kanë qenë ekip dominues në terren, duke e kontrolluar lojë më mirë, duke krijuar shumë raste dhe katër gola të shënuara.
Pulisic (33’), Giroud (43’, 65’) nga penalltia dhe Hernandez (45’), u përkujdesën për fitoren e Milanit, derisa golin e nderit për Torinon e realizoi Schuurs (36’).
Në radhët e torinezëve titullar ishte edhe kosovari Mërgim Vojvoda.
Pas kësaj fitore, Milani merr primatin në Serie A me gjashtë pikë të tubuara, aq sa ka edhe Verona.