Mediat britanike e bëjnë fakt të kryer, ish-trajneri i Brojës drejton “Djajtë” sezonin e ardhshëm
Erik ten Hag nuk do të jetë në krye të Manchester United sezonin e ardhshëm.
Presidenca është e pakënaqur me punën e teknikut holandez dhe ka nisur nga puna për gjetjen e pasuesit të tij dhe sipas raportimeve më të fundit, të mediave britanike kanë nisur bisedimet me Graham Potter, madje është zhvilluar edhe një takim me ish-trajnerin e Chelsea.
Vetë pronari i ri, Sir Jim Ratcliffe ka takuar personalisht 48-vjeçarin nga Solihull, teksa më tej në raportimet e “ishullorëve”, thuhet se akordi mes palëve është arritur dhe Potter pret verën për të nisur aventurën e tij me ekipin me më shumë tifozë në botë, raporton abc.
Megjithatë, Potter nuk është i vetmi në listën e “Djajve”, me “gjigantët” e Premier League, që mendojnë gjithashtu edhe për nënshkrimin me italianin, Thiago Motta, i cili është afër dërgimit të skuadrës së Bologna në Champions League, arritje kjo jo pak e vogel, me një klub si “Emiljanët”.