Manaj bën protagonistin edhe kur nuk shënon, asist në fitoren e Sivasspor
Rey Manaj di të marrë rolin e protagonistit te Sivassppor edhe kur nuk e gjen rrugën e rrjetës siç bën zakonisht në elitën turke të futbollit.
Sulmuesi i kombëtares asistoi në golin e tretë të skuadrës së tij në fitoren 1-3 në transfertë ndaj Istanbulspor. Manaj, lëvizi bukur nga e majta në drejtim të qendrës dhe aty pasoi për Koita që nuk gaboi.
Ky ishte asisti i tretë për Manaj në këtë sezon, teksa lushnjari numëron edhe 18 gola që e mbajnë të tretin në listën e golashënuesve pas emrave si Dzeko dhe Icardi.
Sa i takon Sivassporit, skuadra e Manajt renditet në vendin e shtatë me 51 pikë.