Klopp i emocionuar: Lamtumira asnjëherë nuk është e lehtë

Klopp i emocionuar: Lamtumira asnjëherë nuk është e lehtë

Trajneri Jurgen Klopp do ta drejtojë Liverpoolin për herë të fundit kundër në duel me Wolves.

‘The Reds’ dhe Wolves përballen këtë fundjavë në xhiron e fundit të këtij sezoni në Premier League.

Dueli me Wolves do të jetë i fundit për strategun gjerman, i cili të premten në konferencën për media, tha se dëshiron të pushojë të paktën një vit.

Ai e pranon se ka kaluar periudhë mjaft të mirë në ‘Anfiled’ gjatë kohës sa ishte në krye të bankinës së Liverpoolit.

“Kjo është ndeshja e fundit e sezonit dhe më pas pushime. Dje i thamë lamtumirë lojtarëve. Sigurisht që kam shumë ndjenja. Nuk e di sa fanella kam firmosur. E gjitha është pjesë e punës. Të thuash lamtumirë nuk është kurrë e këndshme, por ta bësh atë pa u ndjerë e trishtuar apo e lënduar do të thotë që ajo që ke kaluar nuk ishte e bukur. Kaluam shumë mirë. Do të jetë shumë e vështirë për të gjithë ne”, ka thënë Klopp.

Share This