Finalja e Kupës zyrtarisht do të luhet në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit
Edhe zyrtarisht tashmë është vendosur që finalja e Kupës së Kosovës në futboll, do të luhet në ‘Rexhep Rexhepi’ të Drenasit.
Prishtina dhe Ballkani do të përballen në finalen e madhe të kësaj gare, e dyta për nga rëndësia në vendin tonë.
Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, finalja e Kupës mes Prishtinës dhe Ballkanit, do të luhet në ‘Rexhep Rexhepi’ të Drenasit më 22 maj në orën 15:00.
Duhet cekur së Kupa e Kosovës dërgon direkt në raundin e dytë në Europa League.