Gjashtë shqiptarë në listën preliminare të Zvicrës
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, zyrtarisht të premten ka zbardhur preliminare listën e lojtarëve të ftuar për Evropianin ‘Gjermania 2024’.
Ky event i madh në futbollin evropiane, do të nis me 14 qershor dhe mbahet në Gjermani.
Fillimisht në listë janë 38 futbollistë, derisa lista finale për EURO 2026 do të jetë 26 lojtarë.
Në listën preliminare të helvetikëve bëjnë pjesë plotë gjashtë futbollistë me prejardhje shqiptare, ku listës i prijnë dy yjet e përhershëm Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri derisa pjesë e kësaj listës prej 38 futbollistëve janë edhe mbrojtësi Albian Hajdari, mesfushorët Uran Bislimi e Ardon Jashari dhe sulmuesi Andi Zeqiri.
Sipas faqes zyrtare e Zvicrës, lista përfundimtare prej 26 futbollistëve do të publikohet me 7 qershor.