Zyrtare: Kupa e Botës 2027 për femra do të mbahet në Brazil
Tashmë është zyrtare. Kupa e Botës 2027 për femra do të mbahet në Brazil.
Kështu është vendosur në kongresi i FIFA-s i mbajtur sot në Bankok.
Pas votimit të vendeve anëtare kandidatura e Brazilit mundi kandidaturën e përbashkët të Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës me diferencë të madhe votash (119:78).
Presidenti i Federatës së Brazilit, Ednaldo Rodriguez është shprehur i lumtur që një event i tillë do të mbahet në Brazil.
“Kam shumë emocione pasi e dinim se do të ishte e vështirë që të merrnim të drejtën e organizimit të këtij eventi. Brazili do të organizojë Kupën e Botës më të mirë që është mbajtur deri më tani për femra”, tha Rodriguez.