Inter-Lautaro, zhvillime interesante
Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez ka folur për rinovimin e kontratës me Interin.
“Po punojmë, shpresojmë të gjejmë një marrëveshje”. Drejtori i Përgjithshëm Beppe Marotta i bën jehonë: “Nuk ka probleme mes nesh dhe lojtarëve tanë, sepse emëruesi i madh i përbashkët është dëshira për të vazhduar me ne, është një ndjenjë me vlerë të madhe që do të na udhëheqë, shpresoj me shumë lehtësi, të arrijmë një marrëveshje”.
Lautaro ka vazhduar: “Jam i lumtur dhe krenar për atë që po bëj në karrierën time – shpjegoi golashënuesi më i mirë i Serie A -. Unë falënderoj gjithmonë shokët e skuadrës, stafin dhe të gjithë tifozët që janë gjithmonë pranë nesh”.
Për aventurën e tij me zikaltërit: “A e prisja gjithë këtë? Sinqerisht, jo, por kam punuar shumë. Që nga dita e parë Interi më dha një dorë të mirë, jam mirënjohës për këtë dhe përpiqem ta demonstroj në fushë. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”.