Lewis parashikon fitoren e Furyt ndaj Usykut
Legjenda e boksit, Lennox Lewis, ka parashikuar që meçin ndërmjet Tyson Furyt dhe Oleksandr Usykut, do ta fitojë Fury.
Fituesi i supermeçit që zhvillohet të shtunën në Riyadh të Arabisë Saudite, do të bëhet boksieri i parë në histori që i mban të katër titujt e mëdhenj të botës. Lewis ishte kampion i padiskutueshëm para 25 vjetësh, kur i kishte fituar tre tituj të botës.
“Tyson Fury mund të fitojë me pikë”, ka thënë Lewis të enjten për “BBC Sport”.
“Ai është më i madh dhe me duar më të gjata, me lëvizje të mrekullueshme. Të dy kanë lëvizje tejet të mira, të dy duan të fitojë dhe do të jetë meç i jashtëzakonshëm”, ka theksuar Lewis.
Britaniku Fury është 35-vjeçar dhe ka rekord prej 34 fitoreve e një barazimi.
Ndërkohë, ukrainasi Usyk i ka fituar të gjitha 21 meçet profesioniste dhe mban titujt WBA, IBF dhe WBO.