Juve dhe Allegri nuk ndahen në paqe, trajneri rrezikon shkarkimin e menjëhershëm
Nata e çmendur dhe e zemëruar e Max Allegrit pas fitores së Kupës së Italisë kundër Atalantës mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë trajnerit të Juventusit, në çdo kuptim.
Protestat dhe përjashtimi fillimisht, shpërthimi ndaj Giuntolit më pas, deri te fjalët plot sarkazëm ndaj drejtuesve të klubit para mikrofonave dhe madje kërcënimet verbale dhe fizike ndaj drejtorit të Tuttosport Guido Vaciago, krijuan shumë konfuzion .
Vetë-dëmtim i imazhit, fjalë dhe sjellje të patolerueshme që i turpëruan drejtuesit e Juventusit.
Sigurisht një qëndrim jo në përputhje me historinë e klubit. Nëse lamtumira në fund të sezonit është e sigurt, tashmë është më e qartë se nuk do të jetë një ndarje pa tensione, qoftë edhe nga pikëpamja ekonomike.
Një ndarje që edhe mund të parashikohej, duke e zgjidhur para kohe marrëdhënien.
Me një vit të mbetur nga kontrata – shtatë milionë neto ende për t’u paguar – nuk mund të përjashtohen pasojat drastike, duke përfshirë mundësinë e shkarkimit. Natyrisht, do të ishte më e leverdishme për të gjithë të arrinin në një pikë takimi – gjithashtu për të shmangur pasojat në aspektin e imazhit, si dhe procedurat e gjata ligjore – por përshkallëzimi i tensionit në orët e fundit e lë të hapur derën për çdo mundësi.
Madje, e përsërisim, deri tek ajo e bujshme e shkarkimit të menjëhershëm.