Fernandes gëzon tifozët: Do jem këtu për aq kohë sa Unitedi më dëshiron
Bruno Fernandes është një nga emrat e lakuar për t’u larguar nga Manchester United.
Për këtë çështje, ka folur vetë mesfushori portugez, pas suksesit 3-2 ndaj Newcastle.
“Unë do të jem këtu për sa kohë që klubi të më dojë dhe klubi dëshiron që unë të jem pjesë e së ardhmes. Nëse për ndonjë arsye ata nuk më duan, atëherë unë do të largohem”, tha ai.
Futbollisti ka luajtur 34 ndeshje, ku ka realizuar10 gola dhe ka dhuruar 8 asiste.