Alaba do të jetë në “Euro 2024” si… “trajner”
David Alaba, i operuar pak muaj më parë në gju për shkak të dëmtimit të ligamentit të përparëm, do të jetë në Euro 2024.
Mbrojtësi austriak i Realit duket se ka pranuar ofertën e bërë nga Ralf Rangnik dhe do të udhëtojë drejt Gjermanisë si pjesë e stafit teknik.
Sipas “Relevo”-s, 31-vjeçari kur ka marrë ofertën ka pranuar menjëherë pasi e ka interpretuar këtë gjest të trajnerit si një vlerësim kundrejt karrierës.
Në fazën e grupeve Austria gjendet në të njëjtin grup me Francën, Poloninë dhe Holandën.