Gasperini: Jemi të zhgënjyer, tani të fokusohemi në finalen ndaj Leverkusenit
Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini pas humbjes në finale të Kupës së Italisë është shprehur i zhgënjyer, derisa ka kërkuar që tash të përqendrohen në finalen e Ligës së Evropës ndaj Bayer Leverkusen.
“U përballëm me një kundërshtar të fortë, që shënoi menjëherë. Ata u mbrojtën shumë mirë pas golit. E kontrolluam ndeshjen, por nuk arritëm t’i konkretizonim rastet e krijuara. Nuk mendoj se skuadra zhvilloi një finale të shëmtuar, thjesht Juventusi bëri diçka më shumë se ne, ata dhanë më shumë. Ishte një duel i ashpër dhe i ekuilibruar. Jemi të mërzitur, por jo të zhgënjyer. Le të fokusohemi te finalja me Leverkusenin”, u shpreh trajneri i Atalantës.