Duka: I kemi ofruar rinovimin Sylvinhos
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka për “Tv Klan” ka thënë se i është ofruar rinovimin i kontratës edhe për dy vite të tjera trajnerit të Kombëtares, Sylvinho edhe për dy vite të tjera.
“Ne jemi të kënaqur me atë çfarë ka bërë trajneri Sylvinho dhe i kemi ofruar rinovimin e kontratës për dy vite të tjera. Synimi kryesor është kualifikimi në Botëror”, ka thënë Duka.