Kryetari i Dardanëve thërret tifozët: Po mobilizohemi, ju ftojë të na bashkoheni të gjithë

Kryetari i Dardanëve thërret tifozët: Po mobilizohemi, ju ftojë të na bashkoheni të gjithë

Numri një i tifozëve të Kosovës, “Dardanët”, Lulëzim Berisha përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrjet të gjithë tifozëve kosovarë që t’i bashkohen dhe të mobilizohen maksimalisht në mbështetje të Kosovës në rrugën drejtë kualifikimit për Evropian.

“Njoftojmë për nismën e re që kemi menduar ta ndërmarrim. Ajo ka të bëjë me shtrirjen e përfaqësimit tonë edhe në shumë qytete tjera brenda vendit dhe po ashtu shumë edhe në mërgatë.

Për fillim, ato qytete në fjalë janë: Peja, Gjakova, Podujeva, Lipjani, Istogu, Kamenica, Kaçaniku, Skenderaj, Theranda, Drenasi dhe Klina”, ka shkruar Berisha ndër të tjera.

Postimi i plotë:

NJOFTIM

Si lider i Dardanëve, njoftoj të gjithë dashamirët e Kombëtares së Kosovës se jemi më të vendosur se kurrë që para ndeshjeve kualifikuese të shtatorit t’i bëjmë përgatitjet që na takojnë neve si tifozëri përkitazi me standardet më të larta.

Andaj njoftojmë për nismën e re që kemi menduar ta ndërmarrim. Ajo ka të bëjë me shtrirjen e përfaqësimit tonë edhe në shumë qytete tjera brenda vendit dhe po ashtu shumë edhe në mërgatë.

Për fillim, ato qytete në fjalë janë: Peja, Gjakova, Podujeva, Lipjani, Istogu, Kamenica, Kaçaniku, Skenderaj, Theranda, Drenasi dhe Klina.

Inkurajojmë njerëzit që kanë autoritet, respekt dhe peshë nga këto qytete që të shprehin interesim për të qenë përfaqësues lokalë të Dardanëve. Përfitimet do të ishin të shumta, përfshirë të qenët pjesë në shpërndarje të biletave për ndeshjet e kombëtares në këto qytete, për tifozët besnikë dhe të zjarrtë të këtyre ngjyrave.

Së bashku me kryesinë e Dardanëve në ditët në vijim do t’i komunikojmë edhe publikisht idetë tona të zgjerimit dhe organizimit të ri të tifogrupit.

Ndërkohë presim me plot bujari të na kontaktoni privatisht për të shprehë interesim paraprak. Jemi gati për t’u zgjeruar. Çdo njeri me vlerë është i vlefshëm. Ju presim! ⚽️🇽🇰.

Share This