Bayern-Tuchel, zhvillimet e fundit janë interesante
Të gjithë janë të bindur se Thomas Tuchel do të largohet nga Bayerni i Mynihut në fund të sezonit, megjithatë në futboll nuk ka asgjë të sigurt.
Sipas Sky Sport DE, kapitenët Manuel Neuer dhe Thomas Müller, por edhe lojtarët Leroy Sane, Harry Kane, Eric Dier dhe Jamal Musiala i kanë kërkuar klubit të rikonfirmonte trajnerin, duke e komplikuar situatën për të ardhmen.
Kujtojmë që ky ishte një nga sezonet më të dobëta në historinë e Bayernit, pasi klubi mbylli vitin pa asnjë trofe, gjë që nuk ndodhte prej më shumë se një dekade.
Tuchel dhe klubi kanë rënë dakord që më herët që të mbyllin bashkëpunimin në fund të sezonit.