Erling Haaland hero i Man Cityt, një fitore larg titullit kampion në Angli

Erling Haaland hero i Man Cityt, një fitore larg titullit kampion në Angli

Sulmuesi Erling Haaland ka shkëlqyer në fitoren e Manchester Cityt në udhëtim te Tottenham.

“Qytetarët” s’dinë për presion, duke fituar ndeshjen e pazhvilluar për t’u kthyer si lider në Angli, me një xhiro të mbetur deri në fund.

Man City ishte fantastik në pjesën e dytë, për të fituar me rezultat 0:2, sfidë që mund të themi se ishte “jetike” për titullin kampion.

Tottenham e nisi më mirë, duke mahnitur edhe tifozët e Arsenalit me një super paraqitje në pjesën e parë. Spurs kishin disa raste shënimi ndërsa në mbrojtje ishin thjesht mahnitës.

Megjithatë, City tregoi fytyrë tjetër në pjesën e dytë. Erling Haaland pas një asistimi të Kevin de Bruyne i dha epërsinë mysafirëve (51’).

Tottenham sërish kishte raste për ta përmbysur, fillimisht me Dejan Kulusevskin që dështoi nga gjashtë metra distancë, e pastaj me Heung-min Son që gjithashtu nuk realizoi përballë portierit mysafir.

Krejt në fund, derisa Tottenham po sulmonte Romero shkaktoi një 11-metërsh me një ndërhyrje të panevojshme brenda zonës, ku gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë, si shpesh herë i pagabueshëm rezultoi të jetë Haaland që e vulosi fitoren.

Man City tani është lider pas 37 xhirove të zhvilluara me 88 pikë, dy mbi Arsenalin derisa Tottenham e mbyll këtë sezon si pozitë e pestë në tabelë.

Përndryshe, City tani duhet vetëm që ta mposhtë të dielën West Ham Unitedin për ta fituar titullin e katërt radhazi, gjithnjë nëse Arsenali s’dështon ndaj Evertonit.

Share This